Gjykata Supreme e Afganistanit ka vendosur që ish komandantit policor afgan i cili është shpallur fajtor për vrasjen e fotografes së Associated Pres, Anja Niedringhaus, dhe plagosjes së korrespondentes së kësaj agjencie, Kathy Gannon, të dënohet me 20 vjet burg.
Vrasja e fotografes dhe plagosja e gazetarës është bërë para gati një viti.
Vendimi kundër ish komandantit të një njësiti policor afgan, Naqibullahështë zbuluar përmes dokumenteve që i janë dërguar prokurorisë së përgjithshme të Afganistanit më 28 mars.
Vendimi final është zbutje e dënimit pasi në vitin 2014 ishte rekomanduar dënimi me vdekje për Naqibullahun.
Ky ish komandant policor kishte hapur zjarr ndaj Niedringhausit dhe Gannonit pa paralajmërim më 4 prill 2014, derisa të ato ishin duke i mbuluar zgjedhjet presidenciale afgane afër qytetit juglindor, Khost.
Niedringhaus është vrarë menjëherë, ndërsa Gannon është plagosur me gjashtë plumba.
Kjo e fundit është duke u shëruar në vendin e saj, Kanada. /rel/