Polici nxori revolen në protestën e së premtes / FOTO

E publikuar: 27/02/2016 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protesta e së premtes e Opozitës së Bashkuar për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit dhe në mbështetje të kauzës tashmë të njohur opozitare eskaloi në dhunë.

Forcat policore u përballën me protestues që në drejtim të tyre hidhnin gurë e koktej molotovi, teksa ato përgjigjeshin me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Por në disa fotografi, përveç këtyre mjeteve, shihet një polic civil që ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar atë, duke qëndruar në pozicion qitje, derisa kolegët e tij arrestojnë një protestues.