Atentat një punonjësi policie në Shkodër. Ngjarja është regjistruar të mërkurën (22 prill 2015) në Lagjen « Mark Lula », ndërsa nga policia e Shkodrës është raportuar sot.
55-vjeçari me iniciale K.K me detyrë Punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, është qëlluar me armë nga përsona të pa identifikuar në afërsi të baneses së tij.
Fatmirësisht 55-vjeçarin nuk e ka marrë asnjë plumb i shtënë në drejtim të tij.
Blutë bëjnë me dije se për ngjarjen kanë shpallur në kërkim shtetasin S.H, i dyshuar si autor i atentatit ndaj funksionarit të shtetit.