Polici e rrah qytetarin e prangosur në Klinë, dy të tjerë e mbajnë, dalin pamjet

E publikuar: 30/06/2025 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre policë kanë shkelur autorizimet e tyre duke përdorur forcë të shtunën ndaj një qytetari në Klinë.

Njëri nga policët, siç shihet në pamjet e publikuara nga Indeksonline, e godet qytetarin e prangosur disa herë në fytyrë dhe trup.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka rekomanduar suspendimin e tre policëve.

“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët  policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK ka paralajmëruar se në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.