Një zënkë që mund të ketë shpërthyer, e që fatmirësisht nuk ndodhi. Bëhet fjalë për një përplasje verbale mes një qytetari dhe një polici civil.
Siç mëson lajmi.net, në tentim e sipër për ta frikësuar qytetarin, polici civil që kishte qenë jashtë detyrës, kishte nxjerrë armën.
Megjithatë, qytetari ishte treguar i shkathët, duke ia marrë të njëjtën.
Më pas, të dytë edhe kishin filluar fjalosjen.
Në disa medie tashmë janë publikuar edhe pamjet.















