Polici bie në humnerë në Dukagjin gjatë kontrollit për kanabis

E publikuar: 28/05/2022 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një aksioni të policisë në zonën e Dukagjinit për kontroll për kanabis, efektivi i policisë Rrok Frroku ka rënë aksidentalisht në një humnerë.

Burime pranë policisë për korrespondentin e Euronews Albania, në Shkodër, konfirmojnë se polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë prej disa ditësh në zonën e Dukagjinit kanë nisur aksione nga toka dhe ajri antikanabis.