Një ndërtesë banimi është përfshirë nga zjarri mbrëmë në Fushë-Kosovë.
Dy prej policëve në vendin e ngjarjes kishin hyrë brenda ndërtesës së mbuluar nga tymi për t’i lajmëruar banorët që të dalin në ballkonet e banesave.
Një banore ka publikuar gjendjen e policëve, për të cilët tha se kanë rrezikuar jetën e tyre për t’u dalë në ndihmë banorëve.
“Këta 2 policë kanë rrezikuar jetën vetëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zjarrin që ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë në Fushë-Kosovë. Respekt për Shërbimin Policor të Kosovës”, ka shkruar ajo.
o.


















