Polica arreston tre persona, tentuan ta thyejnë një depo

E publikuar: 08/01/2021 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Istogut ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për vjedhje të rëndë në tentativë.

Ata kanë marrë një informatë nga një qytetar se një rrugën “Fehmi Agani” në Istog, disa persona kanë qenë duke tentuar ta thyejnë derën e një depoje.

“Menjёherё patrolla Policore iu ka pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje ka arritur ta arrestojë njёrin nga tё dyshuarit, gjersa dy (2) tё dyshuarit tjerё kanё arritur tё largohen nga vendi i ngjarjes, Policia iu ёshtё vёnё pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ka arritur tё arrestojë edhe dy (2) tё dyshuar”, thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dy nga të arrestuarit janë 20 vjeç, ndërkaq tjetri është vetëm 19 vjeç.

“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Istog, ne vendin e ngjarjёs ka gjetur dhe konfiskuar njё ‘kaçavidё’, tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh”.