Ekonomi

Polemika dhe përplasje në dialogun Prishtinë – Beograd për kodin telefonik

16.08.2016 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Polemika dhe përplasje në dialogun Prishtinë – Beograd për kodin telefonik

Ka përfunduar pa rezultate edhe një raund bisedimesh ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, i mbajtur në Bruksel, për çështjen e kodit telefonik. Takimi, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e ministres për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka zgjatur rreth 20 orë.

Në agjendë, temë kryesore ishte përfundimi i hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën, 383 nga ana e ITU-së (Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit).

I njëjti takim nga pala serbe ishte paralajmëruar se do të ketë në agjendë edhe çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Por, në reagimin e delegacionit të Kosovës thuhet se “ky takim ka qenë vetëm për çështjet e kodit telefonik dhe se përfaqësuesi i Serbisë, Marko Gjuriq, ka gënjyer kur ka thënë se në Bruksel do të bisedohet për asociacionin”.

Tutje, Zyra e ministres për Dialog, Edita Tahiri, sqaron se “përkundër angazhimeve të delegacionit të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që çështja e telekomit të përmbyllet në këtë raund bisedime, kjo nuk është arritur”.

Delegacioni i Kosovës, sipas komunikatës së ministres Tahiri, ka mbrojtur qëndrimin që marrëveshja për telekomin duhet të bazohet në ligjet dhe kornizën rregulltore të telekomunikacionit të Kosovës. Prandaj, ka kërkuar që edhe zgjidhjet teknike zbatuese duhet të jenë plotësisht me ligjet e Republikës së Kosovës.

Kurse delegacioni i Serbisë, sipas ministres Tahiri, ishte munduar që në disa çështje procesi i zbatimi të dalë jashtë ligjeve të Kosovës.

Në këtë takim, sipas komunikatës së Ministrisë së Dialogut, pala serbe ishte jo serioze dhe kohë-pas-kohe konfuze dhe e pa pakoordinuar.

Mungesën e rezultateve konkrete e ka konfirmuar edhe shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka thënë se marrëveshja për çështjen e telekomunikacionit nuk është arritur, pavarësisht se dallimet mes palëve janë të vogla.

Gjuriq u ka thënë medieve serbe se ka insistuar deri në fund që t’i mbrojë interesat e Serbisë, duke u bazuar në marrëveshjen politike të arritur në nivel të kryeministrave më 25 gusht vitin e kaluar.

Mungesa e kodit telefonik, sipas të dhënave të Qeverisë, i ka shkaktuar deri më tani Kosovës humbje prej 200 milionë euro.

Sipas marrëveshjes së 25 gushtit të vitit të kaluar, Kosova pritej që në këtë vit të pajisej me Kodin me prefiksin e ri që do të zëvendësonte atë të Serbisë. Aktualisht në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë, e për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.

Pasi që nuk është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, Kosova ishte paraparë që kodin ta merrte përmes Austrisë, e cila do të aplikonte tek ITU-ja dhe më pas, të njëjtin kod do t’ia dorëzonte Kosovës, transmeton rel.

Megjithatë, mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë, sidomos në aspektet e aplikimit të marrëveshjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje