Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Spartak Tupe, ish-drejtorin e filialit të një banke të nivelit të dytë, i akuzuar për ‘vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit’. Nga hetimi ka rezultuar se nëpërmjet veprimeve antiligjore ka përvetësuar rreth 600 mijë euro nga llogaritë e mbi 20 klientëve.
I pandehuri është hetuar me masën e sigurisë ‘arrest në burg’ prej muajit Tetor 2014 dhe hetimi ka nisur në bazë të materialit kallëzues të bankës në të cilën ushtronte funksionet ky shtetas.