Manchester City ështrë gati të bëjë cmenduri për të arritur te ylli i Juventus Paul Pogba, Sipas Tabloidit Anglez, “The Mirror” pronari i Citizens, sheiku Mansour ka vendosur të thyerjë cdo barrierë ekonomike për të fituar ndaj konkurencës së klubeve më të mëdhenj të Europës, me francezin që është në shënjestrën e Barcelonës, Realit të Madridit, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Chelsea.
Citizenës janë gati të vënë 96 milionë euro në pjatë për Juventusin për kartonin e mesfushorit, ndërsa për Pogba ofrohet një pagesë me të vërtetë faraonike prej 27 milionë eurosh në sezon, shumë kjo nga e cila duhen zbritur taksat por gjithsesi Pogba nuk mund të qahet pasi sidoqoftë mund të fusë në xhepat e tij 17 milionë euro neto në sezon. Nëse gjithshka realizohet padyshim Pogba do të bëhej në mesfushorin më të paguar të botës, duke lënë pikërisht Yaya Toure, vendin e të cilit do të zërë në formacionin e Manchester Cityt.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka gjetur tashmë akordin me Interin për një kontratë prej 8 milionë eurosh në sezon. Klubi italian ka bërë ofertën e parë dhe ndaj Cityizens duke propozuyar 8 milionë euro për blerjen e kartonit të Yaya Toure, City kërkon dyfishin dhe Inter duket i predisposuar të pranojë.