Didier Deschamps thotë që Paul Pogbas i duhet kohë që të rikthehet tek forma më e mirë për Manchester United, por beson që mesfushori është i pakënaqur me situatën aktuale tek klubi i tij, raporton “Evening Standard”.
“Ai është në një situatë me klubin e tij ku nuk është i kënaqur me minutazhën e tij për ndeshje ose me pozitën në të cilën po luan”, tha tekniku i Kombëtares së Francës për media.
“Ai nuk është në momentet më të mira. Ka pasur shumë probleme me lëndime dhe së fundmi situata me Covid-19 nuk i ka bërë mirë. Atij i duhet ta gjejë ritmin e lojës, të rikthehet në formën më të mirë”.
Pogba këtë edicion ka bërë shtatë paraqitje me ekipin e Manchester United, ku nuk ka arritur të regjistrojë asnjë gol dhe asnjë asist.