Mr. Lulzim A. Beqiri
Ngritja e vazhdueshme e çmimeve për shërbime bankare në disa raste është bërë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Nëse konsumatori dëshiron printimin e gjendjes së llogarisë bankare ai duhet të llogarisë 2.5 euro pagesë, pas rritjes së tarifave nga bankat në Kosovë. Pro Credit Bank ka rritur shërbimet e vogla bankare për klientët e saj, për një shërbim bankar PCB ka ndal vetëm 0.50 cent, ndërsa tash 1.5 €, edhe Raifaissen ka rritur tarifat në 1.5€.
Zyrtarë të Pro Credit Bank thotë se arsye e rritjes së komisioneve për shërbimet bankare nga ana e Pro Credit Bankës është se po promovohet përdorimi i llogarisë për pagesa e jo cash – i. Por harrojnë se niveli i shkollimit të konsumatorëve nuk të jepë komoditet pë një qellim të tillë.
Edhe TEB banka ka ngritur tarifat e saja për klientet duke rritur paknaqësin te konsumatorët.
Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve thotë se nëpërmjet printimit të gjendjes, klientët duan të vërtetojnë edhe nëse banka ka bërë ndonjë gabim, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë i bie që të paguajnë ekstra për të parë gabimet e bankës. Shoqata kërkon ndërhyrjen e BQK-së.
Krahas tarifave të larta bankat është dashur të rrisin transparencen ndaj klientëve, numrin e punëtorve, pasi që nuk ka bank që nuk duhet të presësh në rend nga tollovia.
Edukimi i Bankave
Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha.
Huat e sektorit bankar janë rritur nominalisht me 8.9% për të arritur një të tretën e GDP-së në vitin 2009 dhe janë rritur në 11.3% (vit pas viti) deri në fund të gushtit.
Ndërsa kreditë për ekonomi familjare janë përshpejtuar në 28.5%. Si rezultat, struktura e kredisë ka ndryshuar dhe pjesëmarrja e kredisë te ekonomitë familjare është rritur në kurriz të korporatave tjera jofinanciare, pjesëmarrja e të cilave është ulur për më shumë se 3%, pra nën 70%. Niveli i ulët i prodhimit dhe varësia e lartë e ekonomisë së Kosovës nga importi janë reflektuar në distribuimin sektorial të huave për ndërmarrjet private.
Nga institucionet kreditore bankat komerciale që veprojnë në Kosovë operojnë me kamata të kredive tejet të larta edhe përkundër fitimit të lartë që disa nga to e realizojnë brenda vitit, ato prapëseprapë nuk i ulin kamatat. Përderisa në vendet e rajonit normat e interesit po vazhdojnë stagnim, këto norma në Kosovë po vazhdojnë me trendin e rritjes.
Sistemi bankar i Kosovës përmbylli vitin 2010 me profit neto prej 32.8 milionë euro
Sistemi bankar i Kosovës përmbylli vitin 2010 me profit neto prej 32.8 milionë euro, që është për 29.9 % më i lartë sesa ai i vitit të kaluar. Duke marrë parasysh se në vitin 2009 kishte zvogëlim të profitit neto në sistemin bankar, rritja e profitit në vitin 2010 tregon për përmirësim të dukshëm në performancën e këtij sistemi.
Një ndër arsyet kryesore të rritjes së profitit është rritja më e shpejtë e kreditimit të ekonomisë nga ana e sistemit bankar gjatë vitit 2010 në krahasim me vitin e mëparshëm, duke pasur parasysh që të hyrat nga interesi në kredi përfaqësojnë burimin kryesor të të hyrave të sistemit bankar. Kontribut mjaft të rëndësishëm në rritjen e profitit ka dhënë edhe ngadalësimi i rritjes së shpenzimeve të sistemit bankar, duke bërë që norma e rritjes së të hyrave të jetë më e lartë sesa norma e rritjes së shpenzimeve ( Banka Qendrore e Kosovës)
Të hyrat nga interesi shënuan rritje vjetore prej 7.7% (4.4% rritje në 2009) duke arritur vlerën prej 157.8 milionë euro. Po ashtu ndryshe nga viti i mëparshëm, në vitin 2010 kishte edhe rritje të të hyrave nga jointeresi.
Në vitin 2010, të hyrat nga jointeresi arritën vlerën prej 43.1 milionë euro, duke shënuar një normë vjetore të rritjes prej 8.1%. Pjesën më të madhe të këtyre të hyrave e përbëjnë të hyrat nga komisionet.Profiti neto i sistemit bankar arriti në 26 milionë euro, nga 18.5 milionë euro sa ishte në vitin 2012. Rritja ishte kryesisht reflektim i rritjes vjetore prej 0.3% të hyrave të sektorit dhe i rënies së gjithsej shpenzimeve për 2.2% ( Raportet e Bankës Qendrore 2010-2014).