Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka thënë se ai nuk ka asnjë problem me thashethemet e transferimit të tij te Real Madridi.
Pochettino nuk po kalon pa u vënë re, sepse menaxheri është i lidhur rregullisht me një lëvizje të mundshme te gjigantët spanjollë Real Madridi.
I pyetur nëse ai ishte i mërzitur duke folur për thashetheme të tilla, Pochettino u përgjigj negativisht.
“Ky lloj i lajmeve – më pëlqen që gazetat të flasin për njerëz të mërzitur”, ka thënë fillimisht Pochettino.
Mauricio Pochettino (Foto: Getty Images)
“Ose flasin se si do të më heqë Tottenham ose që jemi në një situatë të vështirë”.
“Nëse unë kam nevojë për të zgjedhur një situatë, unë e zgjedh këtë”.
“Nuk jam i mërzitur, sigurisht!”, përfundoi trajneri argjentinas.
Përveç Real Madridit, argjentinasi është lidhur edhe me stolin e Manchester Unitedit si pasues i Mourinhos. /Telegrafi/


















