Besnik Osmani, sekretar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke udhëhequr panelin e përbërë nga katër persona që janë duke u marrë me verifikimin dhe intervistimin e pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile”.
Pjesë e këtij paneli janë edhe një përfaqësues i Agjencionit që do të rekrutojë pjesëtarët, një përfaqësues i zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, si dhe një përfaqësues nga “Mbrojtja Civile”.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë për Tribuna Channel se procesi i rekrutimit dhe intervistimit është duke u zhvilluar sipas planit.
Ajo ka specifikuar se njëri ndër kriteret kryesore është verifikimi sa i përket asaj se sa pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” kanë qenë të përfshirë në vepra kriminale. Sipas saj, ky verifikim po bëhet nga institucionet vendore të sigurisë, por edhe nga EULEX-i./gb/