Nëse jeni në Tajlandë dhe i bëni foto pjesës së poshtme të gjoksit, rrezikoni burg.
Qeveria e Tajlandës ka paralajmëruar se gratë që bëjnë foto ‘selfie’ të fundit të gjoksit, do kenë pasoja serioze.
Këto selfie janë një trend në rritje, por qeveria paralajmëron se mund të përfundojnë në burg ata që publikojnë këto foto.
Një zyrtar i ministrisë së Kulturës tha se këto janë sjellje të pahijshme.
Sipas tyre, ndryshimet në ligj parashikojnë burg deri në pesë vjet.