“Po thonë Albini e Liburni nuk flasin, kjo është strategji e tyre” – Behrami thotë se thashethemet po lansohen nga VV

E publikuar: 14/03/2024 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas analistit Artan Behrami thashethemet që lansohen rreth raporteve të Kurtit me ministrat e tij, janë pjesë e një strategjie të LVV-së.

“Ju i keni dëgju mitet nëpër qytet, Albini nuk flet me Liburnin janë keq. Demek nuk flasin mes vete, kjo është pjesë e një strategjie”, tha Behrami në Pressing.

“Dejona e din që tema e korrupsionit mundet me dëmtu në këtë mitin që është kriju për Albin Kurtin”, tha ai sa i përket temës së korrupsionit.