Në këtë finale përball pyetjeve të fëmijëve ishte dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Ajo është kthyer në ekran për herë të parë pas katër vitesh.
‘Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit” ka pyetur një nga fëmijët.
‘Hall nuk është se kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin. Është peshë e madhe që duhet ta mbash cdo ditë dhe cdo natë. ‘ ka thënë Linda.
‘Po të ishe ti kryeminstre c’farë do bëje? ishte një tjetër pyetje që e kapi në befasi Lindën.
‘Nuk do bëja aq sa bën Edi po se kam menduar ndonjerë, ja t’a fantazoj dhe unë si Piter Pani. Po të isha kryeministre do u kushtoja më shumë vëmendje fëmijëve. Do modernizoja gjithë sistemi arsimor. E vetmja europë që kemi mes nesh janë fëmijët.’ Ka përfunduar zonja Rama. /Gazeta Express/


















