Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës.
Sipas burimeve për A2CNN, bëhet me dije se nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën 18-vjeçari Irdi Laçi.
Po ashtu, sipas të dhënave paraprake, mësohet se i riu po shtynte një automjet të tipit “Mercedes”, i cili kishte mbetur i ndalur në mes të rrugës, kur u përplas nga një fuoristradë që po kalonte në atë moment.
Drejtuesi i fuoristradës ndaloi menjëherë pas aksidentit dhe më pas u vetëdorëzua në Polici.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















