Një Kosovë ku toleranca, mirëkuptimi dhe mirëbesimi ndërmjet njerëzve dhe diversiteti kulturor e fetar, janë vlera të veçanta të saj dhe një Kosovë e mundësive të barabarta për të gjithë, thekson ajo.
Presidentes e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e Ditës së Paqes, ka deklaruar se kjo është historia e dhimbshme por krenare e Kosovës, që rilindi 16 vjet më parë me ndihmën e botës së përparuar, që humanizmin e shndërroi në vlerën më të lartë të shoqërisë demokratike, duke parandaluar të keqen dhe duke ndihmuar ndërtimin e një shteti të qytetarëve të barabartë.
Jahjaga në një deklaratë për media ka thënë se në këtë Ditë të Paqes, kur po shërojmë ende plagët e një të kaluare të rëndë, të një historie të dhunshme që kërkon drejtësi dhe në këtë kohë feste, ne rikujtojmë premtimin e dhënë për ta bërë një Kosovë të zhvilluar e demokratike, ku secili do të ndjejë përgjegjësi dhe obligime për ta ndërtuar një të ardhme më ndryshe.
Ja deklarata e Presidentes Jahjaga me rastin e Ditës së Paqes
Sot shënojmë një ditë të veçantë të historisë së Kosovës të krijuar me sakrificën sublime të popullit dhe me shpirtin e madh e human të botës së përparuar, që parandaloi një epokë të rëndë të gjenocidit e të përhumbjes dhe që riktheu forcën e shpresës.
Sot, kur janë mbushur 16 vjet prej një fillimi të ri të Kosovës dhe popullit të saj, në çdo cep të vendit, kujtojmë punën, angazhimin dhe vizionin e të gjithëve p ër lirinë e vendit.
Kjo është historia e dhimbshme por krenare e Kosovës, që rilindi 16 vjet më parë me ndihmën e botës së përparuar, që humanizmin e shndërroi në vlerën më të lartë të shoqërisë demokratike, duke parandaluar të keqen dhe duke ndihmuar ndërtimin e një shteti të qytetarëve të barabartë.
Në këtë Ditë të Paqes, kur po shërojmë ende plagët e një të kaluare të rëndë, të një historie të dhunshme që kërkon drejtësi dhe në këtë kohë feste, ne rikujtojmë premtimin e dhënë për ta bërë një Kosovë të zhvilluar e demokratike, ku secili do të ndjejë përgjegjësi dhe obligime për ta ndërtuar një të ardhme më ndryshe.
Një Kosovë ku toleranca, mirëkuptimi dhe mirëbesimi ndërmjet njerëzve dhe diversiteti kulturor e fetar, janë vlera të veçanta të saj dhe një Kosovë e mundësive të barabarta për të gjithë.
Në këtë Ditë feste ne rikujtojmë angazhimin e plotë për ndërti min e shtetit të së drejtës, ku ligji dhe rendi janë vlerat më të larta të tij dhe për një shtet të besueshëm e të respektuar në botë, që përmbushë obligimet e tij ndërkombëtare.
Sot kur sfidat për vendin tonë janë më të theksuara, qëndrojmë fuqishëm përkrah botës së zhvilluar, si pjesë e pandashme e një lufte për të ruajtur dhe zhvilluar demokracinë dhe të sigurt në synimin për të qenë pjesë e barabartë e Evropës dhe një vend i përparuar për të gjitha gjeneratat e ardhshme.