Deputeti i Nismës për Kosovën në parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka sot ka ngritur si shqetësim çështjen e termave vrasës e kriminel për deputetë nga ana e gazetarë, shkruan Indeksonline.
Zeka thotë se këtë shqetësim e ngrit jo si deputet pasi sipas tij, ata janë zhvesh nga imuniteti i deputetit.
Zeka thotë se në një studio në një tv nacional, janë përdor fjalët vrasës e kriminel për disa deputet, duke përmendur emrin e Berishës.
Zeka ka thënë se nuk do të toleroj të bëhet një gjyq i tillë publik.
Ai gazetarët i quajti mercenar, kriminel e përdhunues të fjalës së lirë.
“Për mu si deputet është tepër shqetësues, akuzat qoftë nëpër institucione, qoftë parlamente, duke akuzuar njëri tjetri me terma kriminelë e vrasës. E kjo bëhet publikisht nëpër studio të televizionit. Kam rastisë në një emision, në një televizion nacional, ku disa gazetar e analist akuzonin deputetet e parlamentit siç është rasti i Berishës, gjoja kanë deshtë më i vra. A jemi deputet apo vrastar. Nuk do të toleroj të bëhet gjyq publik . Këta nuk janë gazetar janë mercenar, kriminel e përdhunues të fjalës së lirë” ka thënë Zeka./Indeksonline/
















