Nëse Kryesia ka me vendosë që policia me ndërhy për zhbllokimin e foltores së Kuvendit, deputetët e opozitës kanë me iu kundërpërgjigjë me të njajtën forcë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, thotë se të drejtën për këtë ua jep vota e qytetarëve.
Të njajtin reagim ndaj policisë kanë me pasë eehe deputetët e AAK’s.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie e cilëson të paligjshëm futjen e policisë në seancën e Kuvendit.
Madje, Smajl Latifi thotë se kjo ka me sjellë pasoja të paparashikueshme.
Ndërsa kryetarja e grupit parlamentar të Nismas, Valdetete Bajrami, thotë se kryetari i Kuvendit nuk duhet me e provokue situatën, sepse pasojat kanë me ra vetëm mbi të.
Përfaqësuesit e partive opozitare I kërkojnë kryetarit të Kuvendit që me ndalë, simbas tyne, logjikën e dhunës, sepse pasoja të paparashikueshme munden me u transferee nga salla e Kuvendit në rrugët e krejt Kosovës.
Ata theksojnë se nuk duhet me thirrë mbledhje kryesie e as seancë të Kuvendit, pa u qetësue situate.