Ky është momenti kur dy punëtorë për një fije floku i shpëtojnë më të keqes, derisa po kryenin riparimet në një sahat kullë.
Me ndihmën e vinçit ata ishin ngritur në sahat kullë për të kryer riparimet, por në një moment litari që mbante orën gjigante që të lidhur mbi kokën e tyre, këputet dhe bie mbi rrethojnë mbrojtëse të kabinës dhe për pak centimetra nuk i godet, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Universitetin Purdue në Indiana të SHBA-ve, ku ora e varur për pak sa nuk u bë mollë sherri që punëtorët ta paguajnë me jetë.
Sipas kompanisë që ka kryer punimet, asnjëri nga punëtorët nuk ka pësuar as lëndimin më të vogël trupor, ndërsa i kanë kërkuar falje menaxhmentit të universitetit për këtë incident. /Telegrafi/