Gazeta “Nase Novine” shkruan se në këtë rajon përfshihen qytete si, Novi Pazari, Tutini, Nova Varoshi, Priboji, Prijepolja, Sjenica, Rozhaja, Pljevlja, Bijelo Polje, Berana dhe Plava, transmeton lajmi.net.
Analisti politik Branko Radun i ka thënë kësaj gazete se kjo është iniciativë hipokrite sepse ata janë boshnjakë që kishin përkrahur ndarjen e Malit të Zi nga Serbia, dhe për këtë arsye në iniciativën e tyre kanë përfshirë të dy këto shtete.
“Unë mendoj se kjo nuk është vetëm në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, por se dikush është duke u përpjekur për të fituar pikë në parametrat e trupit politik boshnjak”, ka thënë ai.
Një nga nismëtarët e këtij projekti Zaim Çelebiq ka thënë për portalin “Rozhaje Free”, se formimi i këtij rajoni të kontribuar, do të krijonte një mjedis të favorshëm biznesi dhe do t’i hapte mundësinë e aplikimit të drejtpërdrejtë në fondet e BE-së. (lajmi.net)