Ish bashkëshorti i Parashqevi Simakut në një intervistë ekskluzive për Top Story, Robert Nolfe, tregoi se në këto momenti dëshiron që djali i tij të takohet me nënën.
“Qëndrova në komunikim me Lukën dhe një herë në dy vjet filloja dhe e bëja këtë bisedë, dhe erdhi në këtë situatë ku jemi tani. Jam i kënaqur që jemi në këtë pozicion dhe mendoj se ai është i hapur për mundësinë dhe them se do ishte në të mirë të të gjithëve që të takohen falë punë që ka bërë Eltoni. U trondita kur pashë videon dhe sa shumë u përhap dhe më erdhi mirë që ajo u tregua bashkëpunuese. Jam u rënduar, jam këtu për familjen time dhe të dashurit e mi dhe nuk ke jetoj jetën i frikësuar. Por jam i rënduar shpirtërisht. Uroj të kemi rezultat pozitiv”, tha ai.
Më tej ai shtoi se: Duket se keni bërë një kërkim të thellë, dhe pak a shumë gjithçka që keni thënë është e vërtetë. Nëse ajo e bëri zgjedhjen për të mos e takuar të birin, ajo ishte shumë idealiste, po flisni për një artiste ikonike, ishte shumë idealiste dhe ndoshta kjo ishte pika e saj e dobët dhe për të, ajo nuk është një person mesatar, ajo është shumë më e fortë, kur bëhet fjalë për diçka që beson u qëndron fort idealeve, ndoshta është veti e shqiptarëve, por negativiteti që po ndjej unë, për mua ka rëndësi që njerëzit e duan dhe e kërkojnë një kokë turku por nuk jam unë ky”, tha ai.
Robert Nolfe: Ne diskutonim për filmin, unë nuk kam qenë shumë i pasionuar pas festivaleve në Shqipëri. Diskutohej si një femër simpatike, si një zë i ëmbël, si një njëri që interpretonte. Por jo liberale, ose ishte liberale ne natyrën e saj po jo se Parashqevia ishte shumë e kufizuar, ishte një njeri që jetonte në botën e vet. Nuk është se bënte ndonjë akt jashtë skenës, po në skenë ishte e ëmbël.
Por gjithsesi, po ju them që media duhet të ketë një diskutim të gjatë regjimit komunist, që quhet sot realizëm sepse vazhdojmë të gënjejmë. Duhet ta trajtojmë siç ka qenë, duhet të bëjmë analiza si për historinë si për politikën, se jemi mësuar 30 vjet vetëm jemi gënjyer dhe manipuluar në sytë tanë.
Luka a e ka kërkuar të ëmën? Kur ka ndodhur zhdukja e saj?
Robert Nolfe: Pjesa më e madhe e të gjitha këtyre çështjeve u trajtuan gjatë divorcit. Është në interesin tim ta shoh që ajo të jetë mirë. U preka shumë kur e pashë të buzëqeshte me Eltonin. Ai është i ri tani dhe që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tim. E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur. Gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar.
Pse ndodhi divorci?
Robert Nolfe: Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira me veten. Nuk dua të hyj në detaje.