Një e re turke po kërkon ndihmë, pasi ish-i dashuri i saj po e rrah vazhdimisht.
22 vjeçarja Kübra Yılmaz, ka shkruar në blogun e saj duke kërkuar ndihmë pasi policia nuk po e ndihmonte. Ajo shpjegoi se disa herë, kishte denoncuar ish-të dashurin, por se policia nuk kishte bërë asgjë për këtë çështje.
Vetëm pasi ajo e denoncoi rastin publikisht, raportohet se policia ka arrestuar Serdar D, ish-të dashurin e saj, të cilin ajo e kishte takuar më 2014.
Sipas asaj që ajo ka shkruar, rrahjet brutale të saj kishin nisur, pasi Yilmaz kishte kërkuar ndarjen.
Rastet e dhunës ndaj femrave në Turqi janë të shumta.