E përditshmja e Moskës “Komersant” raportoi se një nga më të famshmet ruse, aktorja dhe yll i televizionit, anëtare e opozitës – Ksenia Sobchak, për një kohë të pacaktuar do të largohet nga vendi, shkaku i frikës.
Pas vrasjes së politikanit të opozitës, Boris Nemtsov, i cili u vra në këmbët e kullës Baklemishevskata të Kremlinit në Moskë, është paraqitur frika edhe tek opozitarët e tjerë, transmeton TetovaSot.
“Dorëzohu, Ksenia, vdekja juaj do të jetë e shpejtë,” është një nga kërcënimet që bjondja e kishte marrë, pas zbulimit të informacionit në rrjetet sociale se kur ka qenë ajo fëmijë me Boris Nemtsov kishte qenë në pushim dimëror në Davos./TetovaSot/