Lajmet

A po ia rrezikon Turqia Kosovës liberalizimin e vizave

10.06.2016 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A po ia rrezikon Turqia Kosovës liberalizimin e vizave

Qytetarët e Kosovës nuk do të mundë të lëvizin pa viza në zonën Schengen, të paktën deri në fund të këtij viti. Kjo shtyrje mund të jetë edhe më e gjatë, nëse dështon liberalizimi i vizave për shtetet me të cilat Kosova është pako, sidomos Turqia dhe Ukraina, për të cilat BE-ja ka shprehur skepticizëm, nga frika e një fluksi të madh qytetarësh drejt BE-së.
Burime të gazetës “Zëri” nga Brukseli kanë bërë të ditur se fati i Kosovës varet në masë të madhe nga Turqia.

“Kosova është në një pako me Turqinë dhe pezullimi i saj ndikon edhe te Kosova. Fatkeqësisht arsyeja që po përdoret nga vendet udhëheqëse të Bashkimit Evropian janë rreziku nga rritja e fluksit të qytetarëve”, ka thënë ky burim.

Mundësinë që të dështojë liberalizimi i vizave për Kosovën, në rast të dështimit të liberalizimit për Turqinë apo Ukrainën, e shohin edhe njohës të integrimeve evropiane.

Analistja Besa Shahini thotë për gazetën “Zëri” se procesi i liberalizimit të vizave është shndërruar në proces politik. Sipas saj, Kosova është në grup me tri shtete tjera, dy prej të cilave problematike, si Turqia dhe Ukraina.

“Nëse dështon liberalizimi për njërën nga këto shtete, frikësohem se do të dështojë edhe për Kosovën. Edhe ashtu, disponimi për Kosovën në shtetet anëtare është shumë i keq. Nuk ka shumë mirëkuptim për nevojën për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës ngaqë shihen si rrezik migrimi”, ka thënë Shahini, duke shtuar se gjasat që këtë vit të liberalizohen vizat për Kosovën janë shumë të vogla.

TEMAT:LIBERALIZIMI I VIZAVEKOSOVATURQIA

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje