A po i futet politikës Leonora Jakupi? Ja çfarë thotë ajo për Hashim Thaçin! (Video)

E publikuar: 16/03/2016 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Leonora Jakupi së fundmi erdhi me një këngë “Pushkë e Çifteli” të cilën e kishte në bashkëpunim me këngëtarin Gold AG, dhe e cila mori klikime të shumta qysh në minutat e parë të lansimit, transmeton parrotlla.

Ata të dy ishin të ftuar në një emision televiziv, dhe pas pyetjeve për karrierën e tyre padyshim se nuk mund t’i iknin edhe pyetjeve rreth politikës.

Një pyetje e moderatorit për këngëtaren Leonora Jakupi ishte se “ Si ka mundësi që Hashim Thaçi i mposhti që të gjithë?” këngëtarja në minutën 14:13 përgjigjet pa hezitim  kështu “ Mos gabofsha në dekadën e fundit ka qenë lideri më i votuar në Kosovë, sigurisht që dikush lind me ylli në ballë” ka thënë ajo.

Ndërsa në minutën 16:26 pyetja tjetër e moderatorit drejtuar Leonorës ishte “ E ke menduar vetën ndonjëherë të hysh në politikë?” Përgjigja e saj ishte e menjëhershme “Ka pasë raste kur e kam menduar, ndoshta s’kanë qenë shumë serioze ato mendimet e mia, pasi po të ishin do t’i futesha politikës” ka thënë këngëtarja.

Gjatë bisedës që ajo zhvillonte, në minutën 16:42 ajo për politikanët e Kosovës u shpreh “ Shpesh herë mendoj se ka aty njerëz që duhet me fshesë me i marrë edhe me i qitë përjasht”.

Se a do të hyjë Leonora në politikë mbetet të shihet në të ardhmën.