Nga Arben Mustafa
Përjashtimi i mundshëm nga CEFTA do të nënkuptonte izolim tregtar dhe ekonomik, që do të shkaktonte:
rënie të eksporteve dhe të prodhimit,
importe më të shtrenjta dhe rritje të mëtejme të çmimeve në Kosovë, dhe
dekurajim total të investimeve, sepse askush nuk dëshiron të investojë në një ekonomi të izoluar.
Nga izolimi aktual, pa njohje, pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe nën sanksione të BE-së, po rrezikojmë të ecim drejt një izolimi edhe më të theksuar ekonomik e diplomatik.
Kah po shkon ky shtet?!