Gazeta serbe “Politika” sot ka shkruar se Serbisë i janë shtuar kushte të reja për negocimin e Kapitullit 35 me Bashkimin Europian, kapitull që shtyn Serbinë të heqë dorë përfundimisht nga ideja e mbajtjes së Kosovës si pjesë e saj.
Futjen e kushteve të reja që nuk kanë qenë çështje të dialogut Kosovë – Serbi, “Politika” e mbështet në disa burime diplomatike në Bruksel. Aty thuhet se Serbia do të duhet të dorëzojë çdo tre muaj raportin e pagesave të pensioneve për ish-anëtarët e policisë dhe gjyqtarëve paralelë, që tash janë nën institucionet e Kosovës, për të cilën sipas gazetës nuk ka asnjë marrëveshje.
“Gjithashtu nuk ka marrëveshje as në atë që Prishtina me Beogradin sugjeron që dokumentet zyrtare në të cilat janë vula dhe simbolet e shtetit të panjohur të Kosovës, që tash është pjesë e pozicionit të bisedimeve”, shkruan “Politika”.
Për Beogradin, vazhdon më tej gazeta, janë veçanërisht të diskutueshme dy pika: kush do të vendosë për menaxhmentin dhe centralin e Gazivodës dhe liria e lëvizjes.