Sapo u publikua lajmi se dikush e ka fotografuar aktorin Orlando Bloom, plotësisht të zhveshur në planet e Sardenjës në Itali me të dashurën, Katy Perry, pati një vërshim kërkimesh.
Të gjithë donin të shihnin fotot e pacensuruara të 39-vjeçarit.
Shumë shpejt dikush ua plotësoi dëshirën dhe në Twitter nisën të qarkullonin të gjitha fotot e tij pa asnjë censurë.
Këtij vërshimi nuk i shpëtuan edhe mediat tradicionale.
Mirror në Angli vendosi të publikojë foto të pacensuruar, duke përdorur modelin ‘flip’, duke klikuar mbi foton e censuruar. Pas saj del fotoja e plotë.


















