Në lagjen “Tophane” të Prishtinës u përurua sot pllaka kushtuar punës dhe veprimtarisë së përfaqësuesit të përgjitshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit.
“Me këtë pllakë, kujtohet veprimtaria e tij prej shtatorit të vitit 1998,atëherë kur filloi punën zyra e përfaqësuesit të përgjithsëm politik të UÇK -së. Z. Adem Demaçit” shkruan në të.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili tha se kjo pllakë dëshmon kontributin për mbrojtjen e Kosovës dhe luftën e UÇK-së, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se e kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë.
Në këtë aktivitet ishte i ftuar edhe Adem Demaçi por u bë e ditur se ai nuk mundi të marrë pjesë për shkaqe shëndetësore.