Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

E publikuar: 12/02/2026 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka uruar homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti për mandatin e ri në krye të ekzekutivit.

Plenkoviq shkruan në “X” se pret me padurim forcimin e bashkëpnimit dypalësh.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore’, thuhet në urimin e tij.