Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT ka njoftuar se në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë –Shqipëri, nga nesër deri më 13 shtator, do të shkyçet linja LP 10 kV e fshatit Plemetin të Obiliqit.
Gjatë këtyre ditëve, kjo linje nuk do të ketë energji elektrike nga ora 08:00-11:00, si dhe nga ora 14:00 deri në ora 18:00.
Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve elektrik në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri.