Brett Stones ka qenë duke shëtitur në një plazh të Caredigion të Wales, ku ka parë dhjetëra oktapodë që kishin dalë në breg.
Megjithëse ndodhë rrallë që këto gjallesa të lëvizin në rërë, asnjëherë nuk janë parë mbi 30 të tilla që qëndrojnë në një hapësirë, transmeton Telegrafi.
“Kapa disa prej tyre dhe i ktheva në ujë, por dolën sërish. Të nesërmen i gjeta të ngordhura në plazh”, ka thënë Stones lidhur me rastin.
Askush nuk ka ndonjë shpjegim për rastin e oktapodëve mishngrënës, që lëvizën së bashku si koloni dhe dolën nga deti. /Telegrafi/