“Playboy” vesh femrat (FOTO)

E publikuar: 15/09/2016 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amerikanëve duket se po u pëlqen ajo që nuk shohin më tek “Playboy”, e ndoshta kjo shpjegon rritjen e shitjeve të revistës së famshme me 28,4 % në gjashtë muajt e parë të saj në treg pa foto vajzash të zhveshura.

Mungesa e nuditetit është kthyer në super lajm për “Playboy”-n që ka tërhequr vëmendje masive pas vendimit për të mos i mbushur më faqet e tij me bukuroshe, të cilat nuk i lënë vend imagjinatës.

Rregulli i ri hyri në fuqi në muajin mars. Që prej atëherë, shitjet janë rritur mesatarisht me  47,203 copë revista në muaj.

Ndërkohë, në të njëjtin hark kohor, abonimet e rregullta kanë pësuar rënie, çka tregon se tani revista e krijuar prej Hugh Hefnerit po shkon drejt një tjetër gjenerate lexuesish meshkuj.

Sipas një zëdhënësi të “Playboy”-t, gjërat po shkojnë në fakt sipas planit pasi ekipi drejtues i saj e kishte parashikuar një rënie të numrit të abonentëve të përhershëm, një pjesë e të cilëve nuk do të mbeteshin të pakënaqur nga ndryshimet.

Numri i blerësve të rinj nga ana tjetër është inkujarues, pasi dëshmon se revista po ngjall kërshëri mbi një grup të ri lexuesish.