Asociacioni i familjeve për të kidnapuarit dhe të vdekurit serbë ka thënë se platforma për Kosovën e paralajmëruar nga Presidenti serb Nikoliq, është shpresa e fundit për të kidnapuarit.
Ky asociacion beson se kjo platformë do t’i detyronte autoritetet qeveritare serbe që të kërkojnë nga Evropa lirimin e e të kidnapuarve serbë nga liderët e UÇK-së, transmeton Indeksonline.
Sipas tyre, deri tash asnjëherë nga asnjë institucion serb, në asnjë platformë për Kosovën nuk është kërkuar lirimi i të kidnapuarve serbë, dhe kjo çështje është shpërfillur edhe nga institucionet ndërkombëtare, si nga Gjykata e Hagës apo EULEX-i.
Nikoliq ka paralajmëruar një paltformë për Kosovën së shpejti, e cila pritet t’i dorëzohet zyrës së kryeministrit serb për vlerësim. /Indeksonline/