Rashid Naseem nga Karachi i Pakistanit, i ka plasaritur me kokë 51 shalqinj brenda një minute, si dhe për të njëjtën kohë ka thyer 281 ara – në përpjekje që të arrijë rekorde botërore.
Më këtë rast, 32-vjeçari është ndjekur nga afër prej zyrtarëve Rekordet e Ginisit, të cilët vlerësuan se gjithçka është në rregull, transmeton Telegrafi.
Praktikuesi i arteve marciale, ka plasaritur tetë shalqinj më shumë se mbajtësi i rekordit të deritanishëm. Më shumë sukses pati në rekordin e thyerjes së arave, ku ia kaloi mbajtësit të rekordit paraprak, për 30 ara më shumë.
“Të gjitha i kam bërë vet, pas pasur sponsor apo ndihmë nga qeveria. Vetëm këto di t’i bëj dhe po përpiqem t’i përfundoi me sukses, që ta bëj krenar popullin tim”, ka thënë Naseem.
Deri më tani, ai ka rekorde edhe për thyerjen me duar të arave të kokosit, heqjen me kokë të kapakëve nga shishet, si dhe për shtrydhjen e më së shumti kanqeve të mbushura brenda një minute. /Telegrafi/