Sipas raporteve të gazetarëve të Tanjug, delegacioni serb dhe kryeministri Vucic u sulmuen me gurë, këpucë dhe shishe me ujë, derisa po vendoste lule në memorialin e viktimave të masakrës së 11 Korrikut në Srebrenicë të Bosnjes.
Në përpjekje për me mbrojtë Vucic’in e shoqnuesit e tij hapën jelekët antiplumb.
Sulmuesit bërtisnin “Allahu ekber” dhe “Vdekje çetnikëve”.
Policia ndërhyni dhe u përlesh me sulmuesit, derisa delegacioni serb u evakuue.