Seanca e sotme plenare po zhvillohet nën tension si nga ana e mazhorancës dhe e opozitës, për shkak të drogës dhe rrëzimit të një avioni italian në Ishëm.
Gjatë kohës kur fjalën e mori kreu i ekzekutivit Edi Rama, duke folur për filmin e Holliwoodit me pjesë nga Gërdeci, deputeti Flamur Noka u çua drejt foltores duke i thënë Ramës të ketë kujdes me fjalorin dhe të kërkojë falje për fjalorin e përdorur.
“Ti Sali je një War dog (qen lufte) i vërtetë, Një figurë politike është bërë frymëzim për Hollivudin”- tha Rama duke iu referuar filmit që i dedikohet tragjedisë . Kjo deklaratë nxiti reagimin e deputetit demokrat Flamur Noka i cili i afrohet foltores.