Plas në "Dancing With The Stars" , shpërthen Jul Deda!

E publikuar: 14/04/2018 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka qenë anëtari i jurisë Jul Deda ai që ka patur debate. Në fillim me balerinin Eltion dhe Rovena Stefën e më pas me Xhani Shqerrën.

Juli e kritikoi Xhanin pasi kërceu duke përtypur çëmçakëzin, por ky i fundit ja ktheu me ironi.

“Mos bëj ironi me mua”, i tha Juli i nxehur dhe duke nisur një debat mes tyre. Edhe pse xhani vazhdonte të këmbëngulte se nuk kishte bërë ironi, Juli i kërkoi të mos e vazhdonin më diskutimin sepse ishte i bindur për ironinë e tij./In Tv/