Plas lufta online mes Calvin Harris dhe Taylor Swift!

E publikuar: 14/07/2016 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U ndanë qetësisht dhe pa bërë shumë zhurmë! Madje fundin e romancës së Taylor Swift dhe Calvin Harris nuk e mësuam as nga çifti por nga burime pranë tyre!

Tani gjërat kanë ndryshuar, sepse ndarja e qetë është kthyer në një luftë online përpara të gjthë botës. U tha se arsyeja e ndarjes së tyre ishte sjellja e Dj, pasi Taylor shkroi hitin “This Is What You Came For”, ky lajm rezulton te jetë i vërtetë! Atë e ka konfirmuar së fundmi dhe përfaqësuesi i këngëtares amerikane!

Përfaqësuesi pohoi se Swift ka shkruar “This Is What You Came For” nën nofkën Nils Sjoberg. Mjaftoi kaq që Harris të niste me statuset e tij në Twitter, disa paralajmëruese, e në disa të tjera ku sqaronte të vërtetën sipas tij.

Harris ja nis duke shkruar: “Patjetër që e shkroi ajo tekstin! Ky na qenka edhe version më i fundit! Unë e kam shkruar këngën, kam prodhuar muzikën, u kujdesa për gjithçka dhe preva vokalet ku ishte ajo. Ishte Taylor ajo që dëshironte të mbetej e gjitha sekret, prandaj zgjodhi edhe atë pseudonim!”,transmeton Oranews.

Harris i cili nuk dukej aspak në humor të mirë shtoi: “Ajo që eshtë më e dhimbshme, është fakti se ajo dhe skuadra e saj po bëjnë gjithçka që unë të dal keq. Unë e kutpoj që ti je e lumtur me lidhjen tënde të re, dhe pikërisht ai duhet të jetë fokusi yt, jo të hedhësh baltë mbi emrin e ish të dashurit. E di që nuk ke as tur koncertesh për momentin, dhe e vetmja gjë që të ka mbetur të bësh është të tentosh të më ulësh poshtë siç bëre me Katy. Më vjen keq, unë s’jam ai djalë që i lejon këto!”