Plas gypi i ujësjellësit në Lagjen e Spitalit, uji në oborret e banorëve (Video)

E publikuar: 13/08/2015 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çarja e gypit të ujësjellësit në “Lagjen e Spitalit” në kryeqytet, tash e sa ditë përfundon në oborrin e Florent Limanit. Sipas Limanit, rrjedhja mund t’ia rrezikojë edhe themelet e shtëpisë.

Për problemin që e kanë banorët e këtushëm, thonë se e kanë informuar kompaninë e ujësjellësit rajonal të Prishtinës, në momentin që kishte ndodhur plasja e gypit. Por, ata nuk u përgjigjen thirrjes së tyre.

Tek të enjten në mesditë, pas interesimit të Klan Kosovës, punëtorët e kompanisë intervenuan.

Banorët e lagjes i thanë televizionit se përpjekjet për ta sanuar avarinë kanë vazhduar edhe pasditen e së enjtes. /Klan Kosova/