Plani shtatë pikësh për Luginën, Hill dhe shefi i OSBE-së i shkojnë në zyrë kryeministres serbe

E publikuar: 16/03/2024 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amb. Jan Braathu, Head of the OSCE Mission to Serbia, during a meeting with Ms. Ana Brnabic, Prime Minister of Republic of Serbia. Belgrade, Serbia. 15.03.2024.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe shefi i Zyrës së OSBE-së atje, Ian Brathu, kanë takuar kryeministren serbe, Ana Brnabic, të premten, me të cilën kanë diskutuar për progresin sa i përket implementimit të Planit 7 pikësh të Qeverisë së Serbisë që lidhet me Luginën e Preshevës.

Nga OSBE në Beograd potencojnë se do të vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Serbisë në përkrahje të integrimit dhe përfshirjes së minoriteteve kombëtare në Serbi./Express/