Incidenti i 9 majit ne Kumanove mes grupit te armatosur nga Kosova dhe policise maqedonase nuk ka qene sipas planit te ndodhe ne lagjen e Trimave ne Kumanove por ne Kriva Pallanke, shkruan Zhurnal.
Plani ka qene i pergatitur ne menyre te sofistikuar nga sherbimet sekrete maqedonase qe grupi i kosovareve te sulmojne kazermen ushtarake ne qytezen e Kriva Pallankes te Maqedonise afersi te kufirit me Bullgarine, meson jozyrtarisht Zhurnal.
Zhurnal meson se udheheqesia e grupit te Kosoves ka mbajtur kontakte te vazhdueshme me sherbimet sekrete maqedonase, ku nga keta te fundit vetem eshte pritur sinjali qe te sulmohet kazerma ushtarake, ku flitet se ka nje sasi te madhe te armeve te ndryshme.
Jozyrtarisht plani ka qene qe kazerma te sigurohet vetem nga kater roje ushtarake qe grupi i armatosur do ti kishte eliminuar shume lehte dhe do te kishte marre ne dore dhe kontroll te plote armatimin dhe municionin e kazermes.
Qellimi ka qene qe problem te behet edhe nderkombetar dhe te lidhet me “terrorizmin islamik” dhe organizaten ISIS ne Irak dhe Siri, sepse nje pjese e madhe e armatimit nga kazerma ushtarake qe do te ishte ne duart e grupit te armatosur kinse do te kishte per destinacion final Lindjen e Afert, merr vesh Zhurnal.
Grupit te armatosur i eshte premtuar nga sherbimi sekret se do ti merrte pa ndonje problem stacionet e policise dhe kazermen ushtarake ne Kriva Pallanke. Pas kesaj grupit te armatosur do ti hapej nje korridor i posacem per t’u terhequr nga Maqedonia, ndersa policia maqedonase do te niste nje aksion te zgjeruar nen arsyetimin se gjoja shteti eshte ne prag te luftes nga grupe te armatosura, shkruan Zhurnal.
Mirepo, ky skenar ne moment te fundit ka deshtuar sepse situata do te dilte nga kontrolli per shkak se ne afersi te kazermes eshte zona kufitare mes Maqedonise dhe Bullgarise gje e cila do te shkaktonte tensione te medha mes dy shteteve.