Plani Evropian parasheh që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë Misionet e Përhershme

E publikuar: 28/02/2023 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti-Vucic

Plani Evropian ka qenë i shumëpërfolur kohëve të fundit, si propozim për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sot pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Bashkimi Evropian e ka publikuar për herën e parë këtë dokument, i cili u dakordua nga palët por nuk u nënshkrua.

Sipas këtij plani, Kosova dhe Serbia parashihet që të shkëmbejnë misionet e përhershme.

Kështu thotë pika e 8 e këtij plani.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.

Bazuar në këtë marrëveshje gjithashtu parashihet edhe angazhimi i palëve në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi.

Neni 9

Të dyja palët marrin parasysh angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë investimi dhe mbështetje financiare për projektet e përbashkëta të Palëve në zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.