Plaku dhe G. Lika, pranë firmës me Partizanin

E publikuar: 03/06/2015 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shtatë viteve mungesë në futbollin Europian, Partizani synon të lërë gjurmë në Europa League duke kaluar të paktën një raund, objektiv që konsiderohet mëse i arritshëm nga presidenca e kuqe. Pas dorëheqjes së Shpëtim Duros, drejtimin e 15 herë kampionëve të Shqipërisë e mori Sulejman Starova, i cili ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e një skuadre të fortë, fillimisht duke mbushur boshllëqet që krijoi largimi i Cucullit dhe Emiliano Vilës. Në krahun e djathtë të mesfushës është piketuar Gilman Lika, një futbollist me shumë eksperiencë në futbollit shqiptar, i cili tërhiqet shumë nga ideja për të spikatur në Europa League me Partizanin. 28-vjecarit i ka përfunduar kontrata me Vllazninë, kështu që një ofertë të mirë nga të kuqtë do ta merrte në konsideratë. Burime pranë kampit të kuq sigurojnë se marrëveshja me Likën është arritur, ndaj pritet vetëm zyrtarizimi.

Pak ditë më parë mediat sportive në vend zbuluan se Sebino Plaku është takuar me presidentit Demi, për të parë mundësinë e një bashkëpunimi dhe me sa duket edhe sulmuesi 30-vjecar e ka pranuar ofertën e Partizanit për të veshur fanellën e kuqe.

Përsa i përket mbrojtjes, ku në dyshim për të ardhmen pas largimit të Cuculit është Rrahmani, objektiv mbetet Ditmar Bici, i cili gjatë pjesës së dytë të kampionatit është stërvitur te Tirana. Dështimi i Tiranës për të luajtur në Europë rrit shanset që transferimit të 26-vjecarit te të kuqtë.