Plaka e braktisur 93-vjeçare, e vetme dhe e uritur: Kanë dalë e më kanë lanë vetëm!

E publikuar: 01/10/2016 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në gjendje tepër të rëndë shëndetësore e kanë gjetur punëtorët e një kompanie në Prishtinë dhe i kanë dal në ndihmë.

Qamile Poroshica jeton e vetme në një objekt që nuk mund t’i thuhet as shtëpi, në lagjen Hajvalia në Prishtinë.

Ajo ka disa muaj që jeton e vetme, në moshën 93-vjeçare, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e ushqyer pak e keq.

“Kanë dalë e më kanë lanë vetëm”, thotë ajo, kur e pyesin ku e ka djalin, transmeton lajmi.net.

Menaxherja e kompanisë “Perfect Clean”, Naxhije Ahmeti, e cila e ka gjetur në gjendje shumë të rëndë, tregon e kanë thirrur Policinë dhe ndihmën mjekësore, të cilët i kanë dhënë qetësues me të arritur.

Këta të fundit, sipas Ahmetit, kanë premtuar se do kujdesen për të.

“Vendi ku jeton nuk është as shtëpi. Nuk mund të besoj që një nënë jeton në atë gjendje”, tha Ahmeti.