Një person është plagosur sot, me armë zjarri, në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta”, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se informatën për plagosjen e kanë pranuar rreth orës 06:00.